Ndalohet një 39-vjeçar nga Gjevgjelia, kërkohej me urdhër qendror

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me datë 23.08.2023 rreth orës 18:00 në zonën e Gjevgjelisë, zyrtarë policorë të Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor – Seksioni për bastisje kanë ndaluar I.K.(39) nga fshati Moin i Gjevgjelisë.

Ai më herët është dënuar me gjashtë vjet burg për veprën penale “Prodhimi dhe tregti të paautorizuar të lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, si dhe kërkohej me urdhër qendror të lëshuar nga burgu i Idrizovës për arratisje nga burgu, ku i është dashur të vuajë gati katër vjet nga dënimi.

Personi është dërguar në burg për të vuajtur dënimin./Telegrafi/

Ndalohet një 39-vjeçar nga Gjevgjelia, kërkohej me urdhër qendror shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy