Ndalohet një 43-vjeçar në Gjevgjeli, ka tentuar të godasë me veturë një polic

Pinterest LinkedIn Tumblr +

MPB njofton se sot në ora 02:00 në autostradën A1, në afërsi të fshatit Mrzenci të Gjevgjelië, zyrtarët policorë të Stacionit Policor Gjevgjeli kanë ndaluar B.K (43) nga fshati Zleovo të Radovishit.

Sipas informacioneve, rreth orës 01:30 në rrugën rajonale në mes të fshatrave Prdejci dhe Smokvicë të Gjevgjelisë, me veturën “Volkswagen Golf” me targa të Shtipit nuk është ndalur në shenjë ndalimi të dhënë nga zyrtarët policorë, pas së cilës ka tentuar të godasë njërin prej tyre.

Në të njëjtën kohë, punonjësi i policisë ka qëlluar me pistoletë gomën e automjetit dhe është ndalur.

Personi është ndaluar në Stacionin Policor Gjevgjeli, ndërsa për ngjarjen është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Gjevgjeli.

Advertisement

Pas dokumentimit të rastit ndaj B.K. do të dorëzohet një aplikim i duhur./Telegrafi/

The post Ndalohet një 43-vjeçar në Gjevgjeli, ka tentuar të godasë me veturë një polic appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy