Ndalohet një 44-vjeçar, ka sulmuar shefin e policisë së Strugës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një banor i fshatit Veleshtë të Strugës është ndaluar pasi sot pasdite e ka sulmuar me thikë shefin e Stacionit Policor – Strugë, njoftoi korrespondentja e AIM-s. Lajmin është konfirmuar edhe SPB-Ohër.

“Rreth orës 19:00 në Strugë, zyrtarë policorë nga DPB Strugë kanë ndaluar S.N. (44) nga fshati Veleshtë e Strugës, pasi sot rreth orës 17:30 në rrugën “Risto Krle” në Strugë me lëndë të mprehtë e ka sulmuar A.D. (46) nga Struga”, tha zëdhënësi i SPB-Ohër, Stefan Dimoski.

I lënduari është dërguar në spitalin e Strugës, nga ku janë konstatuar se personi ka marrë lëndime të rënda.

Në koordinim me prokurorin publik kundër sulmuesit do të bëhet kallëzim përkatës penal”, tha Dimoski./Telegrafi/

Advertisement

Ndalohet një 44-vjeçar, ka sulmuar shefin e policisë së Strugës shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy