MPB Maqedoni njofton se gjatë ditës së shtunë kanë privuar nga liria një 48-vjeçari nga fshati Tanushë. Sipas njoftimit të MPB-së, i njëjti nuk posedonte dokumentacione për mallin të cilin po e transportonte.

“Me datë 19.04.2025 rreth orës 19.20 në fshatin Pobozhje, komuna Çuçer Sandevës, zyrtarë policorë nga reparti policor i Mirkovci pranë SPB-Shkup kanë ndaluar një automjet tip Mercedes me targa të Shkupit, i drejtuar nga E.A. (48) nga fshati Tanushë, rajoni i Shkupit. Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur 192 pako mallra për të cilat personi nuk posedonte asnjë dokumentacion”.

“Për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “kontrabandë” nga neni 278 i Kodit Penal, E.A. është privuar nga liria dhe bashkë me automjetin u dërgua në stacion të policisë”, thonë nga MPB.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Ndalohet një 48-vjeçar nga Tanusha, dyshohet për kontrabandë të mallrave appeared first on Telegrafi.