Ndalohet një i mitur nga Shkupi, dyshohet për vjedhje

Pinterest LinkedIn Tumblr +

SPB Tetovë njofton se ka ndaluar një të mitur nga Shkupi, i cili dyshohet se kishe vjedhur një veturë në Gostivar.

“Efektivët e policisë të SPB Tetovë-Departamentit të punëve të brendshme Gostivar, dje (26-shkurt) rreth orës 15:45 minuta, në rrugën “Vëllezërit Gjinovski” në Gostivar kanë privuar nga liria një të mitur nga Shkupi, i cili dyshohet se një ditë më parë në mënyrë të paligjshme kishte vjedhur një veturë “pezho 306” me targa të Gostivarit, e cila kishte qenë e parkuar në rrugën “Majori Çede Filipovski” në Gostivar.

Vetura është gjetur dhe kthyer tek pronari dhe pas dokumentimit të çështjes, kundër tij do të përgatitet parashtresë përkatëse”, njoftojnë nga SPB Tetovë./Telegrafi/

Ndalohet një i mitur nga Shkupi, dyshohet për vjedhje shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy