minibus hire UK cloud hosting fuel prices struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel
Ndalohet një person në Manastir, dyshohet për manipulim të tenderit me vlerë prej 1.6 milionë euro - Struga.info


Ndalohet një person në Manastir, dyshohet për manipulim të tenderit me vlerë prej 1.6 milionë euro

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Është ndaluar B.M., pronar i kompanisë “Markovski Kompani DOOEL” në Manastir, e cila me vite ka lidhur kontrata milionëshe me TEC Manastirin.

Sipas burimeve, Policia Financiare e dyshon Markovskin për manipulim të një tenderi me vlerë rreth 100 milionë denarë, ose 1.6 milionë euro nga buxheti shtetëror, përcjell TV21.

“Markovski Kompani” njihet për kontratat për nxjerrjen e qymyrit në TEC Manastir, dhe ishte përmendur gjithashtu si një nga kompanitë më të privilegjuara gjatë kohës së qeverisjes së mëparshme.

Markovski është gjithashtu konsull nderi i Bjellorusisë në Maqedoni. Nga EMV dërguan njoftim në të cilin thonë asnjë anëtar i udhëheqjes aktuale të TEC Manastir nuk është ndaluar, as nuk është i përfshirë në procedurën aktuale.

Advertisement

“Ne i inkurajojmë të kompetentët për zbardhjen e plotë të rastit dhe shprehim mbështetje për institucionet në zbatimin e procedurave ligjore, me qëllim të përcaktimit të gjendjes faktike”, thuhet në njoftim.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy