Ndalohet një person në Probishtip, voziste me shpejtësi më të madhe se sa ishte e lejuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

MPB njofton se kanë ndaluar një person nga Shkupi për shkak se drejtonte automjetin me shpejtësi më të madhe se sa është e lejuar.

“Më 27.05.2025 në orën 00:44, policia nga Stacioni Policor për Siguri Rrugore në Probishtip ka ndaluar A.R. (56) nga Shkupi. Në rrugën rajonale R-1205 në Pishicë, rajoni i Probishtipit, ai drejtonte automjetin “Volkswagen” me targa të Shkupit me shpejtësi prej 101 kilometrash në orë në një vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 40 kilometra në orë, në një zonë të banuar.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngritet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB./Telegrafi/

The post Ndalohet një person në Probishtip, voziste me shpejtësi më të madhe se sa ishte e lejuar appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy