minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Ndalohet një person në Shtip, kapet duke vozitur me 151 km/h në autostradë - Struga.info


Ndalohet një person në Shtip, kapet duke vozitur me 151 km/h në autostradë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

MPB Maqedoni njofton se dje 10.03.2025 në ora 15:30 në autostradën Shtip – Koçan, në afërsi të fshatit Krupisht, komuna Karbinci, nga ana e punonjësve policorë të stacionit policor për siguri rrugore në Shtip, është ndaluar personi A.M (26) nga Shkupi, me vendbanim në Koçan.

“Gjatë kontrollit të komunikacionit rrugor me aparat për matjen e shpejtësisë – radar jashtë vendbanimit është matur se i njëjti, me automjet për pasagjerë Volkswagen Passat me targa të Koçanit lëvizte me shpejtësi prej 151 kilometra në orë në vend ku shpejtësia është e kufizuar në 80 kilometra në orë”.

“Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tij do të ngrihet një kallëzim nga neni 297 i Kodit Penal – “drejtim automjeti në mënyrë të pakujdesshme””, thonë nga MPB.

The post Ndalohet një person në Shtip, kapet duke vozitur me 151 km/h në autostradë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy