Ndalohet një person nga Studeniçani, kërkohej për të vuajtur dënimin me burg prej dy vitesh

Pinterest LinkedIn Tumblr +

MPB njofton se ka ndaluar një 46-vjeçar nga Studeniçani i cili kërkohej për vuajtjen e dënimit me burg.

“Me datë 17.07.2023 në ora 21:00 në fshatin Studeniçan, Shkup, zyrtarë policorë nga Grupi Operativ për Kërkime në SPB Shkup dhe nga Sektori për Çështje Kriminale Gazi Baba, kanë ndaluar A.Q.(46) nga fshati Studeniçan.

Ai kërkohej me urdhër qendror me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup për vuajtje të dënimit me burgim prej dy vitesh.

Personi është dërguar në burgun e Idrizovës për vuajtje të dënimit me burg”, thonë nga MPB./Telegrafi/

Advertisement

Ndalohet një person nga Studeniçani, kërkohej për të vuajtur dënimin me burg prej dy vitesh shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy