minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Ndalohet një person nga Tetova, ngjyrosi me të kuqe targat e makinës dhe vendosi sinjalizues - Struga.info


Ndalohet një person nga Tetova, ngjyrosi me të kuqe targat e makinës dhe vendosi sinjalizues

Pinterest LinkedIn Tumblr +

MPB Maqedoni njofton se dje ka arrestuar një person nga Tetova, i cili kishte ngjyrosur me ngjyrë të kuqe targat e makinës dhe kishte vendosur sinjalizues në makinën e tij.

“Dje (25.09.2025) në orën 16:40, për shkak të shkeljeve të rregullave të trafikut sipas nenit 139, pika 11, nenit 36, pika 5 të Ligjit për Automjete dhe nenit 225, pika 9 të Ligjit për Sigurinë në Trafikun Rrugor, oficerët policorë të Departamentit të Policisë së Tearcës ndaluan R.L. (56) nga Tetova, i cili po drejtonte një automjet pasagjerësh Mercedes me targa të Tetovës.

“Atij iu sekuestruan targat e ndryshuara dhe sinjalizuesit e vendosur, dhe pas dokumentimit të rastit, për të do të përgatiten raporte përkatëse”.

Ndryshe, me vendim të qeverisë, të gjitha automjeteve zyrtare u janë ndryshuar targat dhe të njëjtat tani janë me ngjyrë të kuqe, në mënyrë që të dallohen më lehtë dhe të shmangen keqpërdorimet nga ana e zyrtarëve shtetëror./Telegrafi/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy