Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kontrabandonte mallra

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kontrabandonte mallra

MPB njofton se ka ndaluar një shtetas të Kosovës i cili është kapur duke për kontrabandë me mallra.

“Me datë 04.03.2024 në ora 23:40 në fshatin Straçin të Kratovës, pas informimit të mëparshëm se është duke bërë kontrabandë dhe në vijim të masave të marra, zyrtarë policorë e kanë ndaluar R.Sh (39) nga Kosova.

Gjatë kontrollit në veturën “Volkswagen Passat” me targa të Kosovës, të cilën ai e drejtonte, është gjetur dhe sekuestruar një sasi e madhe mallrash të ndryshëm të akcizës, për të cilat nuk ka pasur asnjë dokumentacion dhe as nuk ka paguar detyrime doganore.

Malli dhe vetura janë konfiskuar dhe i janë dorëzuar zyrtarëve policorë nga SPB Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme.

Advertisement

Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritet kallëzimi përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kontrabandonte mallra shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy