Ndalohet qarkullimi për automjetet e rënda në rrugën Mavrovë-Dibër

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se për shkak të reshjeve të borës është vendosur ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese në aksin rrugor Udhëkryqi i Mavrovës – Dibër.

Poashtu për shkak të reshjeve të borës ndalesë të qarkullim të automjeteve të rënda ka në rrugën Gostivar-Kërçovë në kalimin në Strazhë

Nga atje theksojnë se komunikacioni në vend po zhvillohet në rrugë me lagështi.

Nga LAMM shtojnë se komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar, ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi./Telegrafi/

Advertisement

Ndalohet qarkullimi për automjetet e rënda në rrugën Mavrovë-Dibër shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy