Ndalohet qarkullimi për automjetet e rënda në rrugën Strugë-Qafë Thanë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në aksin rrugor Strugë – vendkalimi kufitar Qafë Thanë është ndaluar qarkullimi për automjete të rënda, ndërsa është hequr ndalesa për qarkullim të automjeteve të rënda përmes kalimit malor Strazhë që nga ora 06:40, njoftojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

Në rrugët tjera në mbarë vendin komunikacioni zhvillohet në rrugë kryesisht me lagështi.

Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi./Telegrafi/

Ndalohet qarkullimi për automjetet e rënda në rrugën Strugë-Qafë Thanë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy