Ndërprerje e përkohshme e komunikacionit në rrugën Kërçovë – Ohër

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në rrugën Kërçovë – Ohër, në pjesën Presekë – Pesoçan, sot nga ora 11:00 deri në ora 14:00, komunikacioni do të jetë në ndërprerje për 10 deri në 15 minuta për shkak të punimeve ndërtimore në rrugë (shpërthime), informojnë nga LAMM.

Nga LAMM informojnë se sot qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pandërprerë në rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë, respektim të sinjalistikës së vendosur në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht ka të bëjë me segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Ndërprerje e përkohshme e komunikacionit në rrugën Kërçovë – Ohër shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy