Ndërpritet një dasmë në Strumicë me rreth 300 mysafirë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në fshatin e Strumicës, Bansko, dje policia ka ndërprerë një dasmë, në të cilën kanë marrë pjesë rreth 300 mysafirë.

Nga MPB kanë paralajmëruar kallëzime penale pas zbardhjes së rastit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Pas denoncimit, zyrtarët policor nga SPB Strumicë kanë kryer kontroll në fshatin Bansko, Strumicë, me çka është konstatuar se D.I dhe A.I nga fshati Bansko kanë organizuar dasmë për djalin e tyre 26-vjeçar E.I, në të cilën kanë marrë 300 mysafirë, me çka kanë vepruar në kundërshtim me nenin 206 të Kodit Penal”.

“Dasma është ndërprerë, ndërsa pas dokumentimit të plotë do të dorëzohet kallëzim penal në pajtim me nenin 206 të Kodit Penal, për ‘mosveprim në pajtim me rregullat shëndetësore gjatë pandemisë’”, thonë nga MPB./Telegrafi/

Advertisement

Ndërpritet një dasmë në Strumicë me rreth 300 mysafirë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy