Ndërpritet seanca e Kuvendit të Maqedoni për shkak të mungesës së kuorumit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Seanca e sotme e Kuvendit të Maqedonisë ka filluar me dy orë vonesë dhe menjëherë është ndërprerë, për shkak të numrit të pamjaftueshëm të deputetëve në sallë.

Pasi zv.ministri i Drejtësisë Agim Nuhiu, e arsyetoi propozimin e Qeverisë për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për kundërvajtje, me procedurë të shkurtuar, që ka të bëjë me shkeljet në ambientin jetësor, votimi u anulua, pasi nuk kishte kuorum dhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, e ndërpeu seancën e 34.

Në fillim të seancës u konstatua dorëheqja e Neda Çallovskas nga funskioni i anëtares së Komisionit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi.

Në rend dite të kësaj seance ka 70 pika, në mesin e të cilave edhe propozim-ligji për plotësim të Ligjit për arsimin e mesëm./Telegrafi/

Advertisement

Ndërpritet seanca e Kuvendit të Maqedoni për shkak të mungesës së kuorumit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy