Ndërrimi i dokumenteve me emrin e ri të shtetit, bie sistemi në MPB

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ndërrimi i dokumenteve të udhëtimit me emrin e ri të shtetit të Maqedonisë së Veriut, ka shtuar kërkesat e qytetarëve për të caktuar termine në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Krahas kërkesës së shtuar, sot sistemi i nxjerrjes së dokumenteve rezultoi të jetë jashtë funksionit për gjatë një ore.

Disa persona që kanë aplikuar kanë denoncuar se nuk kanë mundur të fotografohen për mjetet e tyre të identifikimit, pavarësisht takimit të caktuar në MPB.

Qytetarët, po ashtu, ankohen se kanë problem edhe për të caktuar termin për dokumente e tyre personale në numrin e vënë në dispozicion nga MPB-ja.

Advertisement

Ndërrimi i dokumenteve me emrin e ri të shtetit, bie sistemi në MPB shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy