Ndërron jetë ish-kryeprokurori Marko Zvrlevski

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ish-prokurori republikan Marko Zvrlevski, ka ndërruar jetë si pasojë e komplikimeve me COVID-19.

Sipas informacioneve të para, ai një kohë të gjatë ka qenë i hospitalizuar, ndërsa ka qenë edhe në oksigjeno-terapi.

Zvrlevski ndërroi jetë në moshën 60-vjeçare.

Ai në periudhën prej 2000 – 2005 ka qenë zv.prokuror në Prokurorinë Themelore Publike. Në fundt të vitit 2005 ai kaloi në Departamentin e Prokurorisë Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, dhe pas transformimit të këtij departamenti, ai u zgjodh Prokuror Publik në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Advertisement

Ndërsa nga nëntori i vitit 2009 deri në janar të vitit 2013, ai menaxhoi me Prokurorinë Themelore Publike – Shkup. Në janar të vitit 2013, ai u emërua Kryeprokuror Publik i Republikës së Maqedonisë, detyrë kjo që e ushtroi deri në gusht të vitit 2017./Telegrafi/

Ndërron jetë ish-kryeprokurori Marko Zvrlevski shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy