Ndërron jetë Musadik Pajaziti, i dënuar në rastin “Lagjja e Trimave”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ka ndërruar jetë në burg Musadik Pajaziti, i dënuar në rastin Lagja e Trimave. Informacionin për vdekjen e tij e kanë kumtuar të burgosurit e dënuar për këtë rast.

Mësohet se ai së fundi ka vuajtur nga një sëmundje kronike për të cilën disa herë kishte denoncuar se në burg nuk e merr trajtimin e duhur mjekësor.

Ai ishte dënuar me 12 vite burg. Pajaziti ishte arrestuar, më 15.11.2015, për ngjarjet që ndodhën më 9 dhe 10 maj në Lagjen e Trimave.

The post Ndërron jetë Musadik Pajaziti, i dënuar në rastin “Lagjja e Trimave” appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy