Ndërtimet në Çair, Nikolloski: Arsovska ka të drejtë të veprojë, nëse ato objekte janë pa leje atëherë duhet të prishen

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve ka kompetencë të veprojë vetëm për ndërtimet nga kategoria A, ndërsa për ndërtimet që flet çdo ditë kryetarja e Qytetit të Shkupit, kompetent është Qyteti i Shkupit, deklaroi pasdite ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikoloski, duke u përgjigjur në pyetjet e deputetëve nëse kanë verifikuar çfarë po ndodh në komunën e Çairit, ku, sipas deklaratave të kryetares së Shkupit, po ndërtohen ndërtime pa leje.

Nikolloski i vlerësoi deklaratat e kryetares së qytetit, Danela Arsovska, si spektakël, duke theksuar se si autoritet i qytetit ka të drejtë të veprojë nëse konstatohen se disa objekte janë ndërtuar pa leje.

“Mendoj se është korrekte të informohet publiku se kompetencën e plotë e ka kryetarja e Qytetit të Shkupit me inspektoratët përkatëse të ndërtimit, dhe në vend që të bëhen spektakle, le të dalin me inspektoratin e ndërtimit dhe le të verifikojnë. Nëse ka ndërtime pa leje, ato duhet të prishen. Derisa investitori nuk dëshiron t’i prishë, qyteti duhet të shpallë tender për kompaninë për prishje, dhe ajo kompani ta bëjë prishjen, ndërsa pastaj shpenzimet do të bien mbi atë që ka ndërtuar pa leje. Dhe të paraqesë një padi të duhur në prokurorinë përkatëse dhe të përgjigjet penalisht, ndërsa e gjithë pasuria, nëse është ndërtuar në tokë të Republikës së Maqedonisë, pasi ka pasur indicie të tilla që janë përmendur në media, konfiskohet. Siç jemi dëshmitarë, asgjë nga kjo nuk është bërë nga kryetarja e Qytetit të Shkupit. Përkundrazi, çdo ditë spektakle në publik, ndërsa asnjë nga veprimet ligjore nuk është ndërmarrë, që mund të na çojë në përfundime të tjera nëse pas kësaj qëndron motivimi i partisë politike BDI dhe lidhjet që kryetarja ka me funksionarë të lartë të BDI-së”, tha Nikolloski.

The post Ndërtimet në Çair, Nikolloski: Arsovska ka të drejtë të veprojë, nëse ato objekte janë pa leje atëherë duhet të prishen appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy