Dje pasdite në Kuvend u dorëzua propozimi për ndryshimin e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, i cili duhet të mundësojë emërimin e kryetarëve të komunave në rast se dikush emërohet në pozitë tjetër dhe me këtë të shmanget mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme në komunat që kanë mbetur pa kryetar komune.
Propozimi është nënshkruar nga koordinatorët e shumicës, Nikolla Micevski i OBRM-PDUKM-së, Halil Snopçe nga koalicioni VLEN dhe Boban Karapejovski nga ZNAM. Është paraparë që propozimi të kalojë në procedurë të shkurtuar, ndërsa në sqarimin thuhet:
Pas zgjedhjeve parlamentare një pjesë e komunave mbetën pa kryetarë për shkak se disa prej tyre u bënë deputet e disa ministra. Kryetari i Aerodromit Timço Mucunski tash është Ministër për punë të jashtme, Arben Travari i Gostivarit u bë Ministër i shëndetësisë, ndërsa kryetari i Sarajit, Blerim Bexheti u ul në kolltukun e deputetit.
Në vend të tyre janë emëruar ushtrues detyre. Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zlatko Perinski, këto ditë deklaroi se ligji duhet të pësojë ndryshime.
Siç tha vetë ministri Perinski, për miratimin e këtij ligji duhet një shumicë prej dy të tretash, por edhe shumica e Badenterit, për të cilën do të duhen vota edhe nga opozita.
The post Ndryshimet e Ligjit për vetëqeverisje lokale në procedurë parlamentare appeared first on Telegrafi.