Në covid-qendrat në Shkup për 24 orë janë hospitalizuar 24 pacientë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

 

Në 24 orët e fundit në qendrat covid në Shkup janë shtruar 24 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve me koronavirus. Gjithsej 306 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar me Covid-19 po trajtohen në repartet infektive në kryeqytet, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Gjatë 24 orëve të fundit, në klinikat interne ka pasur 11 pranime. Në spitalin “8 shtatori” ka pasur 9 pranime, ndërsa 4 kanë qenë në Klinikën Infektive.

Gjatë këtyre 24 orëve janë shëruar 34 pacientë të shëruar. Momentalisht në Klinikën e Dermatologjisë shërohen 28 pacientë, në Klinikën e Neurologjisë 36, në Institutin për TBC 55.

Advertisement

Në spitalin “8 shtatori” ka gjithsej 76 të sëmurë, në Klinikën për Sëmundje Infektive 92 pacientë ndërsa në Kozle ka 16 pacientë.

Gjithsej 306 pacientë të konfirmuar dhe të dyshimtë për Kovid-19 trajtohen në repartet infektive në spitalet në kryeqytet. Pjesa më e madhe e pacientëve janë në mbështetje të oksigjenit.

Numri i pranimeve në 24 orët e fundit është i qëndrueshëm dhe në sot në mëngjes deri në orën 8 ka pasur 70 shtretër të lirë, ndërsa pritet gjatë ditës pas çregjistrimeve të pacientëve të shëruar të lirohen edhe shtretër shtesë. Të gjitha repartet infektive kanë furnizim të oksigjenit dhe mund të pranojnë pacientë të cilët kanë mbështetje për mbështetje oksigjeni, qëndron në kumtesë./Telegrafi/

 

Advertisement

Në covid-qendrat në Shkup për 24 orë janë hospitalizuar 24 pacientë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy