Në covid-qendrat në Shkup për 24 orë janë hospitalizuar 26 pacientë, gjithsej mjekohen 289

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në 24 orët e fundit në qendrat covid në Shkup janë shtruar 26 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve me koronavirus. Gjithsej 289 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar me Covid-19 po trajtohen në repartet infektive në kryeqytet, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Në Klinikat Interne ka pasur 11 pranime të pacientëve, në qendrat kovid në SPQ “8 Shtatori” 10 ndërsa në Klinikën Infektive 5.

Në 24 orët fundit në shtëpi janë lëshuar 22 pacientë të shëruar.

Për momentin në Klinikën e Lëkurës në qendrën covid trajtohen 19 pacientë, në Klinikën e Neurologjisë 23 pacientë, ndërsa në Institutin për TBC janë pranuar gjithsej 24 pacientë me simptoma të koronavirusit, në qendrën covid në Klinikën e Nefrologjisë për momentin janë shtruar 21 pacientë. Në Klinikën e Gastroenterohepatologjisë të shtrirë janë 16 pacientë.

Advertisement

Në SPQ “8 Shtatori” janë gjithsej 94 pacientë, ndërsa në Klinikën për Sëmundje Infektive janë 81 pacientë, derisa në Institutin për Sëmundje të Mushkërive te Fëmijët Kozle janë 10 pacientë.

Gjithsej 289 pacientë të konfirmuar dhe të dyshimtë për Kovid-19 trajtohen në repartet infektive në spitalet në kryeqytet. Pjesa më e madhe e pacientëve janë në mbështetje të oksigjenit.

Numri i pranimeve në 24 orët e fundit është i qëndrueshëm dhe në sot në mëngjes deri në orën 8 ka pasur 110 shtretër të lirë, ndërsa pritet gjatë ditës pas çregjistrimeve të pacientëve të shëruar të lirohen edhe shtretër shtesë. Të gjitha repartet infektive kanë furnizim të oksigjenit dhe mund të pranojnë pacientë të cilët kanë mbështetje për mbështetje oksigjeni, qëndron në kumtesë./Telegrafi/

Në covid-qendrat në Shkup për 24 orë janë hospitalizuar 26 pacientë, gjithsej mjekohen 289 shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy