Në covid-qendrat në Shkup për 24 orë janë hospitalizuar 87 pacientë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në 24 orët e fundit në qendrat covid në Shkup janë shtruar 87 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve me coronavirus.

Gjithsej 686 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar me Covid-19 po trajtohen në repartet infektive në kryeqytet.

Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit në klinikat interne ka pasur 40 pranime. Në covid Qendrën në spitalin “8 shtatori” ka pasur 20 pranime të pacientëve, 11 pacientë është pranuar në Klinikën për Sëmundje Infektive, në Kozle s’ka pasur pacient dhe 2 pacientë në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 68 pacientë, ndërsa momentalisht në spitalin “8 shtatori” ka gjithsej 142 të sëmurë, në Klinikën për Sëmundje Infektive 155 pacientë, në Kozle 38, në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve 8 pacientë, dhe në KAG 11.

Advertisement

Gjithsej 686 pacientë të konfirmuar dhe të dyshimtë për Kovid-19 trajtohen në repartet infektive në spitalet në kryeqytet. Pjesa më e madhe e pacientëve janë në mbështetje të oksigjenit.

Numri i pranimeve në 24 orët e fundit është i qëndrueshëm dhe në sot në mëngjes deri në orën 8 ka 90 shtretër të lirë, ndërsa pritet gjatë ditës pas çregjistrimeve të pacientëve të shëruar të lirohen edhe shtretër shtesë. Të gjitha repartet infektive kanë furnizim të oksigjenit dhe mund të pranojnë pacientë të cilët kanë mbështetje për mbështetje oksigjeni, qëndron në kumtesë./Telegrafi/

Në covid-qendrat në Shkup për 24 orë janë hospitalizuar 87 pacientë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy