Në departamentet infektive në Maqedoni po mjekohen 608 pacientë me Covid-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në 24 orët e fundit në kovid-qendrat në spitale të vendit është paraqitur se po mjekohen gjithsej 322 pacientë pozitivë dhe të dyshuar me koronavirus, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

“Në spitalin në Manastir janë hospitalizu ar 29 pacientë pozitivë dhe të dyshuar me Kovid-19. Në Spitalin në Shtip janë të hospitalizuar 25 pacientë. Në repartin infektiv në Tetovë ka 20 pacientë, në Veles po mjekohen 23 të sëmurë, ndërsa në Kumanovë 47 pacientë pozitivë dhe të dyshuar me Kovid-19. Në kovid-qendrën në Ohër janë të hospitalizuar 35 pacientë, në Prilep 33 në kovid-qendrën në Gostivar 17, ndërsa në Strugë 18 të sëmurë. Në spitalin në Strumicë janë të hospitalizuar 22 pacientë, në Koçan dy, në Kërçovë 15, Kavadar 21, në Gjevgjeli katër persona, ndërsa në Dibër 11 persona pozitivë dhe të dyshuar me koronavirus.

Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar me koronavirus të cilët po mjekohen në repartet infektive në kryeqytet dhe spitalet e vendit është 608 dhe ka rreth 580 shtretër të lirë spitalorë në kovid-qendra.

Gjatë ditës bëhen edhe lëshime të pacientëve të shëruar me çka di të lirohen shtretër shtesë, Përndryshe, të gjitha repartet në spitalet klinike disponojnë me shtretër spitalorë, drejt të cilëve ka furnizim me oksigjen. Ministria ka qasje në gjendjen me kapacitete dhe nëse ka nevojë, repartet do të zgjerohen plotësisht, thuhet në raportin e MSH-së.

Advertisement

Në departamentet infektive në Maqedoni po mjekohen 608 pacientë me Covid-19 shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy