Në deponinë Drislla do të asgjësohet gjalpi me afat të skaduar, që u konfiskua nga AUV

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në deponinë Drislla sot do të shkatërrohen 4.325 kilogramë gjalpë i pasigurt me afat të skaduar të cilin e ka importuar qumështorja “Euro Mlekara” SHPKNJP Shkup. Bëhet fjalë për sasi e cila në kuadër të kontrollit dyjavor të inspektimit ishte konfiskuar nga ana e veterinarit zyrtar nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) si pjesë e importit prej 20 tonëve të cilin e ka realizuar kompania.

Siç njoftoi drejtori i AUV, Nikollçe Babovski, kontrollet kanë konfirmuar se “Euro Mlekara” ka manipuluar me dokumentacionin për import dhe për ruajtje të produktit, ndërsa gjalpin e ruante në objekte të paautorizuara – frigoriferë për magazinim të ushqimit me origjinë shtazore.

Gjalpi ishte importuar nga Turqia, e jo nga Gjermania. Në dokumentacionin e treguar, me kontrollet dyjavore është konfirmuar se manipulime janë bërë edhe me origjinën e këtij produkti dhe me faturat e daljes. Ishte theksuar se gjalpi është shpërndarë te një furnizues në Strugë edhe pse për sasitë e theksuara më vonë nga udhëheqësit e qumështores ishte konfirmuar se nuk janë shpërndarë, por janë magazinuar në deponë e qumështores.

“Operatori ‘Euro Mlekara’ SHPKNJP nuk është i autorizuar për kripësim të gjalpit, ndërsa importi i realizuar ka të bëjë për gjalp të pakripur. Gjalpi i freskët i importuar, duhet të shitet si i freskët dhe nuk guxon të ngrihet nëpër depo dhe frigoriferë në -18 gradë Celsius. Kontrollet e odës për produkt të gatshëm të qumështores kanë filluar në fillim të këtij muaji pasi paraprakisht ishte kthyer nga qarkullimi një kosh prej pesë kilogram gjalp të kripësuar. Me kontrollin ishin gjetur edhe 17 kosha prej pesë kilogramë gjalp i kripësuar, të gjitha pa deklarata. Është sjellë vendim me të cilin gjalpi është shpallur ushqim i pasigurt dhe operatorit i është urdhëruar që t’i shkatërrojë në depo publike, që është bërë nga ana e tyre menjëherë”, sqaroi Babovski.

Advertisement

Sipas tij, nga kontrolli i bërë i ndjekjes së gjalpit fillimisht është konfirmuar se bëhet fjalë për import nga Republika e Gjermanisë, por nga deklaratat është konstatuar se ka data të ndryshme të prodhimit dhe data të ndryshme të kohëzgjatjes për llojin e njëjtë.

Mospërputhje janë konfirmuar edhe në datën e prodhimit dhe afatit të përdorimit të produktit.

Në njërën nga kutitë, shtoi, ishte ngjitur një fletë në të cilën shkruan “gjalp sultash” 23.10.20.

Sasia e përgjithshme e kthyer e gjalpit ishte në formë të ngrirë (gjalp i ngrirë), ndërsa pasi kompetentët e qumështores nuk kanë dhënë informacione për atë se kur dhe si është ngrirë gjalpi, këto sasi janë shkatërruar si të pasigurta.

Advertisement

“Kontrollet nga ana e AUV-së vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme te disa produkte qumështore nga qumështore të ndryshme vendore dhe të huaja të cilat prodhohen në tregun maqedonas. AUV do të veprojë në mënyrë e edhe në kuadër të kompetencave të saja drejtë të gjithëve të cilët i kanë shkelur dispozitat ligjore për shitje të produkteve”, nënvizoi drejtori.

Në deponinë Drislla do të asgjësohet gjalpi me afat të skaduar, që u konfiskua nga AUV shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy