minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Në Dibër dhe Qendrën Zhupa vendvotimet janë hapur në kohë - Struga.info


Në Dibër dhe Qendrën Zhupa vendvotimet janë hapur në kohë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në komunën Dibër dhe Qendër Zhupë të 43 vendvotimet janë hapur me kohë.

“Qendrat e votimit janë të hapura në orën shtatë. Në komunën e Dibrës votohet në 27 vendvotime, prej të cilave 22 në qytet, dy në fshatin Mogorcë dhe nga një në fshatrat Xhepishte, Kosovrasti i Poshtëm dhe i Epërm. Të drejtë vote kanë 19.334 votues, që është 123 zgjedhës më shumë krahasuar me ciklin e fundit zgjedhor, zgjedhjet vendore të tetorit 2021. Dje 29 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm kanë realizuar të drejtat e tyre civile”, tha Rilind Hasa, kryetar i Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Dibër.

Sipas Nexhip Iljazi, kryetar i KKZ Qendër Zhupa, edhe vendvotimet në këtë komunë janë të hapura me kohë.

“Votohet në 16 vendvotime, 9 janë në Qendër Zhupa, nga një në vendbanimet Broshticë, Novak, Elenci, Breshtani, Pralenik, Kodxhadxhik, Dolgash. Dje 3 persona të sëmurë dhe të paaftë shfrytëzuan të drejtën e votës”, tha Iljazi./Telegrafi/

Advertisement

The post Në Dibër dhe Qendrën Zhupa vendvotimet janë hapur në kohë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy