Në Dibër janë harxhuar 150 vaksinat falas kundër gripit sezonal, priten edhe 450 shtesë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Dibër janë harxhuar 150 vaksinat e para kundër gripit sezonal, të cilat një kategori e caktuar e qytetarëve i ka marrë falas me caktimin përmes “termini im”.

“Me vaksinimin kundër gripit sezonal, filluam para dy ditëve dhe tanimë i kemi harxhuar 150 vaksinat e para falas. Me respektimin e të gjitha protokolleve për mbrojtje nga Kovid-19, procesi zhvillohej pa probleme nga ora 8:00 deri ora 15:00, në ambient të posaçëm në shërbimin për vaksinim pranë Spitalti të përgjithshëm me kompetenca të zgjeruara”, deklaroi për AIM Mentor Mela, udhëheqës i Njësisë punuese në Qendrën për Shëndet Publik.

Kryesisht me imunizim janë përfshirë personat e sëmurë kronikë dhe mbi moshën 65-vjeçare.

“Presim të arrijnë edhe 450 vaksina falas shtesë, të cilat, si edhe të parat, do të dedikohen për të sëmurë kronikë, persona mbi moshën 65-vjeçare, gra shtatzëna, fëmijë të moshës prej gjashtë muajsh deri pesë vjeç. Gjithsesi, presim edhe vaksina komerciale, të cilat do të kushtojnë nga 800 denarë, por ende nuk e dimë numrin e tyre”, tha Mela

Advertisement

Lidhur me gjendjen epidemiologjike me coronavirusin, Mela atë e vlerëson si shumë serioze. Vetëm këtë muaj ka më shumë se 40 të sapoinfektuar ose gjithsej deri tani 402, prej tyre betejën me virusin e rrezikshëm e kanë humbur 18, ndërsa raste aktive janë 91, prej të cilëve gjashtë janë hospitalizuar në institucionet shëndetësore në Shkup.

Shkaku kryesor për numrin e rritur të të sapoinfektuarve, sipas tij, është mosrespektimi i masave për mbrojtje, para së gjithash grupimi në kafene dhe nëpër shtëpi për raste të ndryshme.

Në Dibër janë harxhuar 150 vaksinat falas kundër gripit sezonal, priten edhe 450 shtesë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy