minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Në janar dhe shkurt inflacioni në Maqedoni është 7.1 përqind - Struga.info


Në janar dhe shkurt inflacioni në Maqedoni është 7.1 përqind

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në dy muajt e parë të vitit 2022, u arrit një normë mesatare vjetore e inflacionit prej 7.1 përqind, njoftojnë nga Banka Popullore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Përshpejtimi i inflacionit është kryesisht reflektim i rritjes së çmimeve botërore të produkteve primare ushqimore dhe energjetike, por edhe i çmimeve të importit në përgjithësi.

Kjo është veçanërisht e dukshme në ekonomitë e varura nga importi, gjegjësisht ku një pjesë e konsiderueshme e konsumit importohet, siç është rasti me ekonominë tonë”, njoftoi sot Banka Popullore pas seancës së Komisionit Operativ të Politikës Monetare.

Nga atje thonë se ndryshimet e çmimeve janë ende të mundshme për shkak të pandemisë dhe zhvillimeve në Ukrainë, por theksohet se stabiliteti i kursit të këmbimit është i garantuar dhe nuk duhet të vihet në dyshim./Telegrafi/

Advertisement

The post Në janar dhe shkurt inflacioni në Maqedoni është 7.1 përqind appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy