Në katër komuna të Shkupit do të ketë balotazh

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në rrethin e parë janë zgjedhur dhjetë kryetar komunash të Shkupit, ndërsa në të tjerat do të ketë ketë rreth të dytë më 2 nëntor.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen e internetit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, në shumicën e komunave të Shkupit janë përpunuar 100 përqind e qendrave të votimit, ndërsa në katër komuna mungojnë të dhënat nga disa qendra të tjera.

Në rrethin e parë u zgjodhën kryetarë komunash në komunat e Shkupit – Saraj, Çair, Butel, Gazi Babë, Gjorçe Petrov, Kisella Vodë.

Do të ketë rreth të dytë zgjedhor në katër komuna të Shkupit – Aerodrom, Qendër, Karposh dhe Shuto Orizare.

Advertisement

Në balotazh do të votohet edhe për Bashkinë e Shkupit ku në garë janë kandidatët e OBRM-PDUKM-së dhe “Të Majtës”./Telegrafi/

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy