minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Në Këshillin Komunal në Shtip nuk përdoret emri kushtetues i vendit, LSDM bojkoton seancën - Struga.info


Në Këshillin Komunal në Shtip nuk përdoret emri kushtetues i vendit, LSDM bojkoton seancën

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Më seancën përuruese në Këshillin e Komunës së Shtip sot morën pjesë vetëm 13 këshilltarë të OBRM-PDUKM-së dhe një të partisë “E majta”, ndërsa nëntë këshilltarët e LSDM-së opozitare lëshuan seancën.

Shkaku i bojkotimit të seancës është se në deklaratën e shkruar solemne, në vend të emrit kushtetues të shtetit, shkruhej Republika e Maqedonisë.

Këshilltarja nga radhët e LSDM-ë theksoi se ky veprim është kundër Kushtetutës dhe kërkoi interpretim juridik nga shërbimet, ndërsa pas refuzimit të OBRM-PDUKM-së duke refuzuar kërkesën, LSDM braktisi seancën.

Deklaratën solemne e dhanë 13 këshilltarë të OBRM-PDUKM-së dhe një i partisë “E majta” me emrin e vjetër./Telegrafi/

Advertisement

The post Në Këshillin Komunal në Shtip nuk përdoret emri kushtetues i vendit, LSDM bojkoton seancën appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy