Në kovid-qendrën në Kërçovë janë hospitalizuar 11 pacientë, gjashtë kërçovarë mjekohen në spitalet e Shkupit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me rritjen e numrit të qytetarëve në Kërçovë të cilët testohen për KOVID-19 ose bëjnë rëntgen-analiza, ndërsa numri i të hospitalizuarve në kovid-qendrën modulare është dyshifror. Ka edhe gjashtë të sëmurë të cilët në mjekim spitalor në klinikat e Shkupit, deklaroi drejtori i kovid qendrës në Kërçovë, Stanko Tërpeski.

“Për dallim nga tridhjetë ditët e fundit kur kishim një gjendje të favorshme, në dekadën e fundit numri i pacientëve që testohen është në rritje, si dhe numri i personave që bëjnë radiografi. 15 deri në 20 persona testohen çdo ditë dhe numri i pacientëve që bëjnë rëntgen incizime. Qendra modulare e Kovid-it aktualisht kujdeset për 11 pacientë dhe numri i pacientëve të trajtuar është dyshifror në baza ditore dhe nuk është në rënie. Të gjithë pacientët që kujdesen në qendrën modulare të Kovid-it janë me mbështetje oksigjeni.

Nga qyteti ynë kemi edhe gjashtë pacientë të cilët me pasqyrë diçka më të rëndë klinike janë të hospitalizuar në klinikat e Shkupit, por janë jashtë rrezikut për jetë, theksoi Tërpeski.

Është i shqetësuar nga interesi i vogël për vaksinim tek qytetarët sepse mund të shkaktojë rritje të shpejtë të të infektuarve të rinj.

Advertisement

Në kovid-qendrën në Kërçovë janë hospitalizuar 11 pacientë, gjashtë kërçovarë mjekohen në spitalet e Shkupit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy