Në Kumanovë gjendet i vdekur një shtetas i huaj

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një shtetas i Republikës së Kongos është gjetur i pajetë në oborrin e një objekti fetar në fshatin Llojan të Likovës, njoftoi sot Policia e Kumanovës.

Mjekët kanë konstatuar vdekjen pa dhunë në trupin e të ndjerit.

“Dje në ora 06:00 në njësinë policore në Mateç është raportuar se një person është gjetur i vdekur në oborrin e objektit fetar në fshatin Llojan. Mjeku i ambulancës ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune. Nga kontrolli i kryer nga ekipet policore nga SPB Kumanovë, është konstatuar se bëhet fjalë për B.K. (41) nga Republika e Kongos”, njoftojnë nga MPB

Nga atje shtojnë se me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për varrim.

Advertisement

Në Kumanovë gjendet i vdekur një shtetas i huaj shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy