Ministria për Punë të Brendshme informon se dje (13 dhjetor) në autostradën Gjevgjeli – Shkup, zyrtarët policorë kanë arrestuar personin K.A (20) nga Serbia, pasi gjatë kontrollit në makinën “Fiat Dukato” me targa të Serbisë, janë gjetur 28 persona – migrantë, prej të cilëve 25 nga Kuba (20 të rritur, 5 fëmijë) dhe 3 nga India.

Siç thonë nga MPB, para kësaj, në ora 19:20, në autostradën në vendin e quajtur “Nova petlla” në afërsi të Gjevgjelisë, ai nuk është ndaluar në sinjalizimin e dhënë nga policia, pasi është arritur është ndaluar, e ka lëshuar veturën dhe është përpjekur të ikë.

Ai është kapur nga policia dhe është arrestuar.

“Migrantët janë dërguar në Qendrën e pranimit në Gjevgjeli, kurse K.A. është mbajtur në Stacion policor në Gjevgjeli”, qëndron në njoftim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Policia dhe prokuroria tashmë janë në koordinim dhe pas dokumentimit të rastit kundër K.A. do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Në Maqedoni arrestohet një shtetas i Serbisë, për shkak të trafikimit me emigrantë shkruan Telegrafi.