Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se gjatë ditës së djeshme janë dhënë gjithsej 4933 doza vaksine, nga të cilat 483 kanë qenë si dozë e parë, 1150 si dozë e dytë, ndërsa 3300 qytetarë kanë marrë dozën e tretë të vaksinës.

Nga MSH thonë se deri më 21 tetor janë vaksinuar gjithsej 800.718 qytetarë, prej tyre 767.800 janë rivaksinuar, ndërsa dozën e tretë e kanë marrë 5.666 qytetarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“54% e qytetarëve mbi 40 vjeç janë vaksinuar dhe 33% e popullsisë së moshës 18 deri në 39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës”.

“Mbulimi me vaksinim me një dozë vaksine është 57% e popullsisë së rritur dhe me dy doza 46% të qytetarëve mbi 18 vjeç. Sipas numrit të vaksinave të administruara, 38% e të gjithë popullsisë në vendin tonë është e vaksinuar dhe 35% e popullsisë në vend ka marrë dy doza vaksine”, thonë nga MSH./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në Maqedoni janë dhënë mbi 1.5 milionë vaksina kundër COVID-19 shkruan Telegrafi.