Maqedoni: Janë aplikuar mbi 1.5 milionë vaksina, 44 përqind e popullatës së rritur janë rivaksinuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se gjatë ditës së djeshme, janë aplikuar gjithsej 2,798 doza vaksine, nga të cilat 745 janë aplikuar si doza e parë, 1,999 si dozë e dytë, ndërsa 54 qytetarë kanë marrë dozën e tretë të vaksinës.

Nga MSH thonë se deri më 7 tetor, gjithsej janë vaksinuar 793.987 qytetarë, prej të cilëve 745.415 me dy doza, ndërsa 625 qytetarë me tre doza.

“Janë vaksinuar 53% e qytetarëve mbi 40 vjeç, ndërsa 33% e popullsisë nga 18 deri në 39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës”.

“Mbulimi me vaksinim me një dozë është 47% e popullsisë së rritur, me dy doza 44% të qytetarëve mbi 18 vjeç. Sipas numrit të vaksinave të aplikuara, 38% e të gjithë popullsisë në vendin tonë janë vaksinuar me një dozë, ndërsa 35% e popullsisë kanë marrë dy doza vaksine”, thonë nga MSH./Telegrafi/

Advertisement

Maqedoni: Janë aplikuar mbi 1.5 milionë vaksina, 44 përqind e popullatës së rritur janë rivaksinuar shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy