Në Maqedoni janë rivaksinuar mbi 43 përqind e popullatës së rritur

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë ditës së djeshme janë aplikuar gjithsej 4953 doza të vaksinës kundër COVID-19, prej të cilave 1282 janë aplikuar si doza e parë, 3064 janë rivaksinuar, ndërsa 67 qytetarë kanë marrë dozën e tretë.

Deri më 28 shtator, gjithsej 785.693 qytetarë janë vaksinuar, prej të cilëve 724.835 me dy doza, ndërsa 137 me tre doza. 52% e qytetarëve mbi moshën 40 vjeç janë rivaksinuar, 32% e popullsisë nga 18 deri në 39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Mbulimi me vaksinim me një dozë vaksine, të popullsisë së rritur, është 47%, dhe me dy doza është 43.5% të qytetarëve mbi 18 vjeç. Sipas numrit të vaksinave të aplikuara, 38% e të gjithë popullsisë në vendin tonë është vaksinuar, ndërsa 35% e popullsisë në vend kanë marrë dy doza të vaksinës./Telegrafi/

Në Maqedoni janë rivaksinuar mbi 43 përqind e popullatës së rritur shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy