Kompozitori Lupço Konstantinov është fituesi i këtij viti i çmimit shtetëror “11 Tetori” për vitin 2023. Çmimi jepet për vlerësimin më të lartë të arritjeve jetësore në shkencë, art, ekonomi dhe aktivitete të tjera.

Siç njoftoi Ministria e Kulturës, Konstantinov u propozua nga Shoqata e Kompozitorëve të Maqedonisë. Në ceremoninë e ndarjes së çmimit në Kuvend, kompozitori falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët e tij.

“Rruga për këtu nuk ishte e lehtë, ishte me gjemba dhe e mbushur me qindra tabakë letre të shkruar dhe mijëra orë të kaluara nëpër studiot muzikore,” tha Konstantinov.

Ai në karrierën e tij të gjatë, ka kompozuar një sërë veprash për nevojat e programeve të teatrit dhe radios e televizionit. Ai mbahet mend më së shumti për muzikën e tij filmike, si autor i muzikës për filmat “Gëzuar Vitin e Ri ‘49”, “Saga maqedonase”, “Tatuazhi”, “Shtegu i jugut” e të tjerë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Në Maqedoni u nda çmimi “11 Tetori” appeared first on Telegrafi.