Në Maqedoni vitin e kaluar janë dhënë 4.629 leje pune për punëtorë të huaj, më shumë punëtorë ka nga Turqia dhe Kosova

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Të huajt nga vende të ndryshme tashmë po punojnë në Maqedoni në disa sektorë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Agjencia e Punësimit konfirmon se deri më 6 nëntor të vitit 2023 janë dhënë 4.629 leje pune për shtetas të huaj. Në tregun e punës në RMV ka punëtorë nga Turqia, Kosova, Shqipëria, India Rusia dhe Ukraina, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Punëtorët të punësuar vijnë më shumë nga këto shtete: Turqia, Kosova, Serbia, Shqipëria, India, Greqia, Bullgaria, Nepali, Ukraina dhe Rusia. Punëtorët më të angazhuar janë nga këto profesione: drejtor, punëtor ndërtimi, magacinier, elektricist, menaxher, futbollist dhe operatorë të makinerive. Punëtorët janë të angazhuar në qytetet: Shkup, Manastir, Tetovë, Kumanovë, Ohër, Prilep, Strumicë, Veles dhe Gjevgjeli. Ndryshe, në vazhdimësi po mbërrijnë kërkesat për punësimin e shtetasve të huaj, të cilat aktualisht janë në shqyrtim”, thonë nga Agjencia për Punësim, përcjell “Faktor”.

Për krizën me punëtorët flitet prej vitesh. Në disa sektorë nuk ka punëtorë dhe kjo krijon probleme për biznesin.

Advertisement

Marijana Perkovska nga fusha e tekstilit thotë se duhet të thjeshtohen procedurat administrative për importin e fuqisë punëtore. Të mund të sigurojnë punëtorë në një kohë sa më të shkurtër, që të fillojnë punën sepse nuk ka kohë për të pritur./Telegrafi/

Në Maqedoni vitin e kaluar janë dhënë 4.629 leje pune për punëtorë të huaj, më shumë punëtorë ka nga Turqia dhe Kosova shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy