Në mesnatë përfundon afati për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidaturat e pavarura në zgjedhjet lokale në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në mesnatë përfundon afati për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidaturat e pavarura për kryetarë komune dhe këshilltarë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Në këto zgjedhje interes të madh për mbledhje të nënshkrimeve për kandidatë të pavarur ka në disa komuna.

Deri tani janë mbledhur nënshkrimet për 18 kandidatë të pavarur për kryetar komune, ndërsa për 15 të tjerë vazhdon procedura. Në zyrat e KSHZ-së nënshkrimet e nevojshme kanë mbledhur 38 grupe të pavarura për lista këshilltarësh, ndërsa për 26 vazhdon mbledhje e nënshkrimeve. Sot zyrat e KSHZ-së në çdo vend ku mblidhen nënshkrimet do të punojnë deri në ora 24:00, atëherë kur përfundon afati ligjor për mbledhjen e nënshkrimeve./Telegrafi/

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski dje para selisë së partisë deklaroi se partia e tij ka marrë vendim unanim që ta mbështesin kandidaturën e pavarur të kryetares aktuale të Lidhjes së Odave Ekonomike në Maqedoni, Danella Arsovska për kryetare të Shkupit.

Po ashtu vazhdon edhe kontrolli në Listën Zgjedhor që përfundon më 9 shtator dhe deri më 28 gusht, 7.909 persona kanë kontrolluar nëse janë në Listën Zgjedhore./Telegrafi/

Advertisement

Në mesnatë përfundon afati për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidaturat e pavarura në zgjedhjet lokale në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy