Në pikën kufitare Tabanovcë, deri në 40 minuta pritje për të hyrë në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në vendkalimin kufitar Tabanovcë për të hyrë në vend pritet rreth 40 minuta, ndërsa në Bogorodicë për dalje nga vendi gjysmë ore, njoftoi AMSM mëngjesin e sotëm.

Në pjesën tjetër të vendkalimeve nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

Qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme por në rrugë me lagështirë.

Intensiteti i rrugëve jashtë zonave urbane është rritur.

Advertisement

AMSM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.

Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Në pikën kufitare Tabanovcë, deri në 40 minuta pritje për të hyrë në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy