Në prill janë dhënë 357 leje për ndërtim

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në prill të këtij viti janë lëshuar 357 leje ndërtimi, që është për 38,9 për qind më shumë se në prill të vitit të kaluar, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikës. Në periudhën raportuese është planifikuar ndërtimi i 729 banesave me sipërfaqe të përgjithshme të shfrytëzueshme prej 60 833 metra katrorë.

Nga numri i përgjithshëm i banesave, 266 janë në rajonin e Shkupit, 232 në Jugperëndim, 125 në rajonin e Pollogut, 63 në rajonin Lindor, 16 në rajonin e Vardarit, 14 në rajonin Juglindor, 10 në rajonin e Pellagonisë dhe tre në rajonin Verilindor.

Më shumë leje janë dhënë për Rajonin e Shkupit, 89, pas çka vijojnë ai Jugperëndimor me 74, i Pollogut me 62, Lindor me 40, Juglindor 31, i Vardarit 26, i Pellagonisë 23, ndërsa më pak, 12, në Rajonin Verilindor.

Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është 6 316 119 mijë denarë, që është për 10,7 për qind më shumë krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak.

Advertisement

Nga numri i përgjithshëm i lejeve të dhëna për ndërtim 177 ( 49.6%) janë të dedikuara për objektet e ndërtimit të lartë, 61( 17.1%) për objektet e ndërtimit të ulët dhe 119 ( 33.3%) për objektet për rikonstruim.

Tek 154 ( 43.1%) të objekteve si investitorë paraqiten persona fizik, ndërsa tek 203 ( 56.9%) të objekteve si investitorë janë subjektet afariste.

Në periudhën raportuese është paraparë ndërtimi i 729 banesave, me sipërfaqe të përgjithshme prej 60 833 m2. Nga numri i përgjithshëm i banesave, 266 janë në rajonin e Shkupit, 232 në Jugperëndim, 125 në rajonin e Pollogut, 63 në rajonin Lindor, 16 në rajonin e Vardarit, 14 në rajonin Juglindor, 10 në rajonin e Pellagonisë dhe tre në rajonin Verilindor.

The post Në prill janë dhënë 357 leje për ndërtim appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy