Mungojnë rreth 25 vota për t’u arritur censusi për Komunën e Gostivarit. Dalja e votuesve sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror Zgjedhor është 31,31%, ndërsa sipas Kodit Zgjedhor për t’u arritur kushti duhet që të dalin një e treta nga lista e votuesve, respektivisht mbi 33,33%.

Megjithatë, gjatë ditës në KSHZ arrijnë procesverbalet zyrtare nëpërmjet të cilave pritet të konfirmohen rezultatet përfundimtare nga vendvotimet. Procesverbalet mund të ndryshojnë rezultatin në rast se të dhënat e dërguara me sms porosi nuk kanë qenë plotësisht të sakta. Në rast se arrihet censusi, atëherë kandidati i AKI-së Valbon Limani e fiton garën në rreth të parë me 61,39% të votave.

Censusi zyrtarisht nuk është arritur në Vrapçisht, Mavrovë Rostushë dhe Qendër Zhupë, ku do të duhet prej fillimit të shpallen zgjedhjet dhe të përsëritet tërë procedura e zgjedhjeve./Alsat/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";