Në Qendrën e re covide do të trajtohen pacientët me pamje më të butë klinike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qendrat e reja covide filluan me punë në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas raportit javor të Institutit për Shëndet Publik për periudhën nga 16 deri më 22 nëntor, 7.486 raste pozitive janë regjistruar në 35 qytete të vendit. Ka pacientë nga të gjitha grupmoshat. Më të zakonshmit janë njerëzit mbi 60 vjeç. Numri më i ulët është regjistruar tek fëmijët deri në moshën nëntë vjeç, dhe nga 10 deri në 19 vjeç.

Qendra covide do të menaxhohet nga Ministria e Shëndetësisë, pra shteti, i cili do të vendosë se cilët pacientë do të trajtohen këtu dhe çfarë terapie do të marrin.

Pacientët me pamje klinike më të butë dhe të moderuar do të trajtohen dhe shtrohen në spital, ndërsa pacientët me ndërlikime më të rënda do të trajtohen në spitalin “8 Shtatori”.

Advertisement

Kapaciteti i objektit është 100 shtretër spitalorë. Një pjesë e pajisjeve dhe stafit do të mbulohet nga Spitali Klinik “Axhibadem Sistina” dhe Klinika “Zhan Mitrev” në përputhje me marrëveshjet me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Në këtë qendër covide do të punojnë pesë mjekë, 30 infermierë, tetë ndihmës mjekësorë dhe personel tjetër mjekësor, tetë roje sigurie, gjashtë administratorë dhe 12 personel spitalor./Telegrafi/

The post Në Qendrën e re covide do të trajtohen pacientët me pamje më të butë klinike appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy