Në “revakcinacija.mk” do të paraqiten për dozë të dytë “AstraZeneca”, të moshuarit mbi 60 vjet nga Maqedonia të vaksinuar në Serbi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë sot aktivizoi edhe një ueb-faqe (revakcinacija.mk) që do të shërbejë për qytetarëve mbi 60 vjet që kanë pranuar dozën e parë të vaksinës “AstraZeneca” në Serbi, për shkak se Serbia nuk mund të eksportojë dozat e dyta.

“Presim që më 20 qershor të ketë numër të madh për rivaksinim me AstraZeneca. Sipas kritereve tona, mund të sigurojmë sasi edhe te ne të vaksianve AstraZeneca dhe ta bëjmë planin”, tha Filipçe duke sqaruar se kjo vlen vetëm për qytetarët mbi 60 vjet.

Ai shtoi se certifikatat për rivaksinim në Serbi janë valide dhe i kanë të gjitha karakteristikat që kërkohen në vendkalime kufitare ashtu siç është edhe certifikata e Maqedonisë.

Filipçe mes tjerash tha se vaksinimi po shkon mirë, me ulje të tempos për dozën e parë për shkak se është ulur numri i vaksinave, por dinamike sërisht do të rritet javën e ardhshme./Telegrafi/

Advertisement

Në “revakcinacija.mk” do të paraqiten për dozë të dytë “AstraZeneca”, të moshuarit mbi 60 vjet nga Maqedonia të vaksinuar në Serbi shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy