Në Shkup është ndaluar një hanxhi, në automjetin e të cilit është gjetur drogë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas masave të marra paraprakisht operative, B.J.(31), nga Gostivari me vendbanim në Shkup, sot është privuar nga liria nga ana e zyrtarëve policorë të Njësisë për tregti të paligjshme në SPB Shkup.

Siç kumtoi MPB-ja, gjatë kontrollit të një automjeti të udhëtarëve “Pasat” me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte hanxhiu, nën kapuç është gjetur një qese e madhe me marihuanë.

Personi është ndaluar në Komisariat dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës, bëjnë të ditur nga MPB-ja. /Telegrafi/

 

Advertisement

Në Shkup është ndaluar një hanxhi, në automjetin e të cilit është gjetur drogë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy