Ditëve të fundit është rritur numri i rasteve të reja me COVID-19, në krahasim me rastet ditore në muajin korrik. Për momentin në Maqedoni ka 627 raste aktive me COVID-19.

Megjithatë, autoritetet shëndetësore thonë se vaksinimi, që sipas ekspertëve është shpëtimi kryesor nga pandemia, vijon me temp të mirë në territorin e të gjithë shtetit. Me një dozë janë vaksinuar 31 përqind e popullsisë mbi 18 vjeç, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, më shumë qytetarë me dozën e parë janë vaksinuar në Shkup (159.514), në Manastir (35.067) dhe në Tetovë (31.007).

Kumanova, Prilepi dhe Ohri kanë në mes 20.000 – 25.000 qytetarë të vaksinuar me dozën e parë, ndërsa në mes 15.000 – 20.000 ka në Veles, Kavadar, Strumicë, Gostivar dhe Shtip.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndryshe, sipas të dhënave të fundit në Maqedoni janë infektuar gjithsej 156.543 persona, prej të cilëve 150.422 janë shëruar, ndërsa 5.494 kanë ndërruar jetë./Telegrafi/

The post Në Shkup, Manastir dhe Tetovë më shumë të vaksinuar kundër COVID-19 appeared first on Telegrafi.