Në Shkup nesër regjim i ndryshuar i komunikacionit për shkak të marshit protestues

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se në Shkup, nesër në periudhën nga ora 18:45 minuta deri në ora 20:30, për shkak të marshit protestues, Njësia për siguri në komunikacion pranë SPB Shkup do të marrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit.

Protesta do të fillojë në ora 18:45 minuta para Ministrisë së Punëve të Jashtme, në rrugën “Filipi i Dytë i Maqedonisë ”, përmes rrugës “11 Tetori”, rruga “Dimitrie Çupovski”, rr. Rruga “Vasil Glavinov”, më pas përmes bulevardeve “OBRM” dhe “Ilinden”., para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

MPB u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë urdhrat që do t’i japin nëpunësit e uniformuar policor përmes rrugës ku zhvillohet ngjarja, me qëllim të zhvillimit të sigurt dhe pa pengesa të komunikacionit./Telegrafi/

Në Shkup nesër regjim i ndryshuar i komunikacionit për shkak të marshit protestues shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy