Në Shkup për 24 orë nga coronavirusi hospitalizohen 40 pacientë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjatë 24 orëve të fundit në COVID Qendrat janë pranuar 40 pacientë të rinj të infektuar me coronavirus apo me simptoma të virusit.

Ministria e Shëndetësisë thotë se gjatë 24 orëve të fundit 20 pacientë janë pranuar në Klinikën për Sëmundje Infektive, ndërsa në spitalin ‘8 shtatori’ janë pranuar 10 pacientë të rinj. Në klinikat interne janë pranuar 10 pacientë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga COVID Qendrat po ashtu janë paraqitur 37 pacientë të shëruar.

Në klinikat e Shkupit gjithsej shërohen 347 pacientë me coronavirus dhe momentalisht ka mjaftueshëm shtretër./Telegrafi/

Advertisement

Në Shkup për 24 orë nga coronavirusi hospitalizohen 40 pacientë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy