Në spitalet e Maqedonisë nga coronavirusi shërohen gjithsej 418 pacientë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Klinikën për Sëmundje Infektive gjatë prej dje deri sot janë hospitalizuar tetë raste të reja me coronavirus. Momentalisht në këtë klinikë ka gjithsej 83 pacientë.

Në spitalin në Kozle gjithsej ka 23 pacientë, prej të cilëve 11 janë të moshuar dhe katër janë foshnja. Në këtë spital ka edhe tetë pacientë të cilët dyshohen se janë të infektuar, njofton Telegrafi Maqedoni.

Më së shumti pacientë ka në spitalin ‘8 shtatori’. Gjatë 24 orët e fundit, në këtë spital janë hospitalizuar 11 të infektuar, ndërsa numri i përgjithshëm i pacientëve është 100.

Në Manastir kapacitet spitalore janë thuajse të përmbushura me 40 pacientë, ashti si në spitalin klinik në Shtip, ku ka 46 të infektuar.

Advertisement

Në repartet infektive në Tetovë, Gostivar, Kumanovë, Veles, Ohër, Prilep, Strugë dhe Strumicë ka gjithsej 126 pacientë me coronavirus dhe pacientë të cilët dyshohen se janë të infektuar./Telegrafi/

Në spitalet e Maqedonisë nga coronavirusi shërohen gjithsej 418 pacientë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy